EMA: Përfitimet e vaksinimit rriten me moshën dhe me nivelet e infeksionit

schedule11:15 - 24 Prill, 2021

schedule 11:15 - 24 Prill, 2021

Përfitimet e vaksinimit rriten me moshën dhe me nivelet e infeksionit në komunitete, tha të Premten Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Duke folur gjatë një konference për shtyp, Nowl Wathion, Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i EMA, tha “sa më shumë të rriteni, aq më shumë përfitime do të keni” pas vaksinimit.  Ai tha më tej se “në një situatë me nivele më të larta infeksioni”, përfitimet e marrjes së vaksinës vetëm rriten.

Deklarata e tij erdhi teksa EMA këshilloi që ata që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca të marrin edhe të dytën, pavarësisht rrezikut të mundshëm të mpiksjeve të rralla të gjakut.

Në fillim të këtij muaji, EMA tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes të gjakut. Sidoqoftë, agjencia u shpreh se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet. Agjencia identifikoi gjithashtu këtë javë një lidhje të ngjashme të mundshme midis mpiksjes së gjakut dhe Johnson & Johnson.

Për të dyja vaksinat, EMA rekomandoi se përfitimet tejkalojnë rreziqet. Të premten, zyrtarët e EMA-s thanë se ishte e rëndësishme të hetohej nëse rastet e mpiksjes së gjakut mund të lidheshin me teknologjinë e përdorur për të krijuar vaksinën e AstraZeneca-s dhe Johnson & Johnson.

Muajin e kaluar, më shumë se një duzinë vendesh, kryesisht në Europë, pezulluan përdorimin e  AstraZeneca pas rasteve të mpiksjes së gjakut. Sidoqoftë, shumica e vendeve rifilluan  vaksinimin por në mosha të caktuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!