EMA jep “dritën jeshile” për vaksinën Moderna për grupmoshën mbi 12-vjeç

schedule16:50 - 23 Korrik, 2021

schedule 16:50 - 23 Korrik, 2021

Agjencia e Europiane e Barnave (EMA) jep dritën jeshile për aplikimin e vaksinës Moderna për fëmijë të moshës mbi 12-vjeç deri në 17-vjeç.

Sipas EMA mënyra e administrimit do të jetë e njëjtë si për grupmoshën 18 vjeç të miratuar më herët.

Ky vendim për aplikim e Modernas tek fëmijët 12-17 vjeç erdhi pas një sondazhi të kryer tek 3, 732 fëmijë të kësaj grupmoshe.

Studimi tregoi se vaksina prodhon përgjigje imune tek fëmijët 12-17 vjeç të ngjashëm me atë që shkakton tek të rinjtë 18-25 vjeç. Gjithashtu nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u infektuan me koronavirus.

Pas rezultateve autoritetet arritën në përfundimin se efektiviteti i Spikevax (vaksina Moderna) të grupmoshës 12-17 vjeç është i ngjashëm me atë të rriturve.

Vaksina do të bëhet në dy doza me 4 javë larg nga njëra-tjetra.

Sa i përket efekteve anësore më të zakonshmet tek të rriturit raportohen dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje, dhimbje koke, të përziera, si edhe ethe. Efekte të cilat zakonisht janë të lehta dhe përmirësohen disa ditë pas vaksinimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!