EMA: Efekti i vaksinës AstraZeneca dhe mundësia e lidhjes me sindromën Guillain-Barré

schedule20:53 - 8 Shtator, 2021

schedule 20:53 - 8 Shtator, 2021

Agjencia Evropiane e Barnave së fundmi ka shtuar sindromën Guillain-Barré në listën e saj të efekteve anësore të mundshme të vaksinës AstraZeneca për Covid-19.

Ndër të tjera pjesë e listës së efekteve anësore janë edhe dhimbja në këmbë dhe krahë ose në stomak, dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Agjencia Evropiane e Mjekimeve theksoi se lidhja shkakësore midis Guillain-Barré (GBS) dhe vaksinës AstraZeneca, e njohur si Vaxzevria, është “të paktën një mundësi e arsyeshme” pasi 833 raste GBS u raportuan nga 592 milion doza të vaksinës në korrik.

EMA e kategorizoi efektin anësor si “shumë të rrallë”, niveli më i ulët në kategorizimin e Agjencisë për incidencën e efekteve anësore dhe theksoi se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Ndërkohë administrata Federale e Barnave në SHBA (FDA) ka bërë një paralajmërim për sindromën Guillain-Barré si një efekt anësor i mundshëm i vaksinës Johnson & Johnson kundër koronavirusit të ri.

Sipas të dhënave rezulto se të dy vaksinat përdorin teknologjinë e vektorit viral dhe gjithashtu janë shoqëruar me raste të rralla të tromboembolizmit.

EMA gjithashtu ka shtuar një shenjë paralajmëruese për disa efekte anësore më pak serioze në vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe AstraZeneca. Në veçanti, në lidhje me vaksinën Janssen, efektet anësore përfshijnë nyjet limfatike të fryra, ndjesi të pazakontë, tringëllimë në veshë, diarre dhe të vjella.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!