Personat që kanë pësuar mpiksje gjaku ose ulje të trombocideve pas marrjes së dozës së parë të AstraZeneca-s, nuk do të marrin një dozë të dytë. Ky është rekomandimi që vjen së fundmi nga rregullatori i Evropës për barnat.
Rekomandimet për profesionistët e kujdesit shëndetësor u dhanë nga Agjencia Evropiane e Barnave pas analizimit të vazhdueshëm të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.
Të njëjtat rishikime po bëhen edhe për vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson.
Që prej marsit, EMA po analizon mpiksje të rralla gjaku në abdomen dhe në tru pas vakzinave dhe që atëherë ka rekomanduar që të etiketat e vaksinave të mbajnë një paralajmërim mbi çështjet e mpiksjes duke theksuar se benefitet në këtë rast tejkalojnë çdo rrezik.
Të Premten, EMA gjithashtu tha se pacientët duhet të monitorohen për shenja të mpiksjes së gjakut ose trombociteve të ulëta brenda tre javësh nga marrja e dozës së parë të vaksinës së AstraZeneca. sb/abcnews.al/