Ema Andrea: Nuk jam njeri kryeqyteti, dua të jem e padukshme

schedule21:40 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:40 - 2 Shkurt, 2021

Ema Andrea deklaron se nuk i pëlqen që të jetojë në kryeqytet. E ftuar në emisionin “Refleksione”,Ema rrëfen se është një njeri që kërkon që të rrijë afër natyrës dhe të jetë e padukshme.

Aktorja e njohur thekson se kryeqyteti nuk ta krijon mundësinë që ajo të rrije afër natyrës dhe e padukshme pavarësisht forcës personale.

Ajo u shpreh se vendi i saj, kujtimet e mia janë aty ku unë ndjehem më mirë

“Unë nuk jam njeri kryeqyteti. Jam një njeri që dua të rri afër natyrës, dua të jem e padukshme. Kryeqyteti nuk ta krijon këtë mundësi, pavarësisht forcës personale. Kujtimet nuk i lidh farë me objektet, të paktën në këtë moshë që jam unë, i lidh me aroma, me ndjesi.

 E kam forcuar shumë të harruarin, mesa duke më shumë nga frika për mos të mos e rënduar veten dramatikisht në raport me të kaluarën. Përpiqem të shikoj përpara, por për mua vendi im, kujtimet e mia janë aty ku unë ndjehem më mirë dhe sinqerisht unë ndihem shumë mirë në qytete që më ofrojnë hapësira, apo kolegë që më ofrojnë hapësira bashkëpunimi apo njerëzit e dashur,”deklaron mes të tjerash Ema Andrea në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!