Partizani dhe Vllaznia u ndalën në barazimin pa gola, por në minutën e 93-të, Vllaznia shënoi një gol me kokë por që u anulua nga VAR.
Për këtë situatë, trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, rreth këtij vendimi nga gjyqtari.
“E çuditshme është fakti që dëgjoj që thuhet se nuk është mirë të flitet për gjykimin, por. Ai e shikoi e pa, dhe e anuloi, kjo është me dashje, i bie të jetë budalla.
Rezultatet në Kupë një gol i ndan, rezultatet i ndan ky gol që anuloi arbitri. Është shumë dyshuese kur sheh që ai shkon e sheh pamjet në VAR, dhe anulon golin…
Duhet të gjejmë forcë te ky gabim i arbitrit, t’i motivojmë lojtarët nga ky gol i rregullt. Ishte e njëjta situatë te ndeshje me Egnatian, u pa në VAR. Jam munduar ta qetësoj situatën, që të mos tregojmë tension.
Goli? Momente entuziazmi, të gjithë po festonim, pasi një gol bën diferencën në këto lloj ndeshjesh. Isha i sigurt se do e jepte gol arbitri edhe pasi ta shihte në VAR. Kjo është e çuditshme.
Ishte një ndeshje me maturi, e studiuar mirë, donim ekuilibër në fushë. Luanim jashtë dhe donim rezultat pozitiv. Ndeshjet e kampionatit janë të ndryshme”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.