Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elvis Kuka, kryeshefi që po sfidon kuzhinën italiane e masterchefat më të njohur

schedule12:18 - 22 Prill, 2026

schedule 12:18 - 22 Prill, 2026

Historia e Elvis Kukës nuk është thjesht një rrugëtim suksesi, por një sfidë e hapur që mrekullisht ka rrëmbyer zemrat e italianëve sapo shikojnë e provojnë pjatat e tij. I larguar nga Shqipëria në vitin 1999, në një kohë të pasigurt dhe të vështirë për të rinjtë, Elvis Kuka nisi gjithçka nga zero. Emigrimi nuk ishte zgjedhje komode, por një domosdoshmëri ekonomike dhe një bast personal për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Me një pasion të hershëm për gatimin, të kultivuar që në Tiranë, ai vendosi të ndjekë ëndrrën e tij në shkollë kuzhine, një rrugë e mbushur me sakrifica, punë të rëndë dhe jo pak paragjykime.

Fillimet nuk kishin asgjë nga shkëlqimi që shfaq sot. Përkundrazi, ishin vite përballjeje me vështirësi reale, ku çdo hap kërkonte më shumë se talent: kërkonte durim dhe këmbëngulje. Fati, por edhe përgatitja, e çoi të punonte krah për krah me shefa të njohur nga Japonia dhe Italia, eksperiencë që i hapi horizontet dhe i ushqeu kuriozitetin për të eksperimentuar.
Sot, ai nuk është thjesht një shef kuzhine.

Në zemër të Sienës, në Piazza del Campo, Elvis Kuka drejton restorantin “Tufo Grill”, një pikë kulmore në karrierën e tij. Kulmi i këtij rrugëtimi erdhi kur në restorantin e tij mbërritën dy emra të mëdhenj të gastronomisë: Joe Bastianich dhe Benedetta Parodi. Dy figura që nuk impresionohen lehtë.



Por këtë herë ndodhi. Pjata “Pici al Cinghiale”, një klasik toskan me makarona artizanale dhe mish derri të egër, e sjellë nga Kuka me teknikë të rafinuar dhe prezantim elegant, arriti t’i lërë pa fjalë. Nuk ishte thjesht shije. Ishte një deklaratë shijeje, perfeksioni…
Një deklaratë se një shqiptar, dikur emigrant i panjohur, sot mund të jetë në “syrin e ciklonit” gastronomik Italian, jo duke imituar, por duke krijuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!