Elton John është shtruar në spital pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice, Francë.
Muzikanti 76-vjeçar u transferua të dielën në qendrën ortopedike të spitalit “Princess Grace” në Monako, ku mori trajtim e parë.
Përfaqësuesi i tij bëri një deklaratë për Page Six. “Mund të konfirmojmë se pas një rrëshqitjeje në shtëpinë e tij në jug të Francës dje, Eltoni shkoi në spitalin lokal”, thuhet në njoftim.
Elton John spends night in hospital after fall at French villa https://t.co/qJwq02IaRg
— BBC Breakfast (@BBCBreakfast) August 28, 2023
“Pas analizave, të cilave iu nënshtrua, ai ka dalë sot në mëngjes dhe tani është kthyer në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shtuar ai.
Elton John ishte duke kaluar verën e tij në rivierën franceze me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy fëmijët e tyre kur ndodhi aksidenti./abcnews.al