Elton Haxhi: Taksa e sheshtë nuk i shërben Shqipërisë, avantazhon shtresat e pasura

schedule21:46 - 1 Korrik, 2020

schedule 21:46 - 1 Korrik, 2020

Ish-zv. ministri i Financave Elton Haxhi e ka cilësuar taksën e sheshtë një politikë për shtete primitive.

I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Haxhi u shpreh se kjo taksë synon të avantazhojë shtresat e pasura, duke i taksuar ata njësoj me të varfrit.

Ai theksoi se politika fiskal duhet të kontribuojë me një nivel të caktuar të ardhurash.

“PD si parti e djathtë ka nxjerrë një taksë të sheshtë që i përshtatet nja partie të djathtë. Ajo që do ndodhë është që buxhetorët do të përfitojnë 1/3 të tatimit dhe ata që do fitojnë shumë, do përfitojnë më shumë se 30%. Është 9% për dikë që fiton 57 mijë lekë dhe për një tjetër që merr 500 mijë lekë.

Politika fiksale duhet të kontribuojë një nivel të caktuar të ardhurash që shtetit të ketë mundësi edhe për misionin e vet social. E pamë se si në 2013 shkuam gati në falimentim me taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë nuk është propozimi që i duhet Shqipërisë.

Është politikë për shtete primitive dhe duan që ta avantazhojnë shtresat e pasura që të taksohen njësoj si të varfrit’, u shpreh Haxhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!