Elseid Hysaj dhe Napoli mund të nënshkruajnë një kontratë të re mes tyre. Radio “Kiss Kiss” në Itali raporton se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një marrëveshje, edhe pse kohët e fundit është folur shumë për një largim të tij.
Roma është klubi që është lakuar më së shumti. Gjithsesi kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi të tij. Kontrata e shkodranit është e vlefshme deri në verën e vitit 2021 dhe nuk dëshiron që mbrojtësi i kombëtares shqiptare të largohet falas.
Nënshkrimi i kontratës së re mund të jetë me këtë qëllim. Ndër të tjera nuk duhet harruar se menaxheri Mario Giuffredi ka një raport të mirë me drejtuesit e Napolit, pasi aty ka disa prej lojtarëve që ai menaxhon.
Sa i takon zërave të merkatos, Hysaj flitet se është në listën e alternativave për skuadrën e Tottenham në Angli. Mourinho do një mbrojtës të djathtë dhe veç shkodranit përmenden edhe emra të tjerë si Hiroki Sakai, Nathan Ake dhe Issa Diop. /abcnews.al