Gareth Southgate vendosi të bënte disa ndryshime në formacion dhe u dha mundësi për të luajtur kundër Kosovës disa lojtarëve që kanë marrë pak hapësira. Nick Pope ishte njëri prej tyre.
Portieri i Burnley e nisi si titullar në vend të Pickford dhe ia doli të ruante portën e paprekur. 27-vjeçari foli pas ndeshjes për SuperSport Kosova, aty ku nuk i kurseu elozhet për skuadrën e Kosovës.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por zhvilluam një ndeshje të mirë. E dinim që do ta kishim të vështirë dhe ashtu doli. Keni një ekip të mirë dhe mendoj se Kosova ka shanse të kualifikohet në Euro 2020. E kam vënë re që Kosova luan një futboll të mirë dhe diçka e tillë mund t’i sjellë kualifikimin“, përfundon Pope. /abcnews.al