Elozhet e Gattusos: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

schedule17:41 - 17 Janar, 2020

schedule 17:41 - 17 Janar, 2020

Napoli siguroi një fitore të thjeshtë në mesjavë përballë Perugias (2-0) dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ekipi i Gattusos do të tentojë të njëjtën gjë nesër përballë Fiorentinës në “San Paolo”, duel që nis në orën 20:45.

Trajneri i Napolit është ndalur te Elseid Hysaj në konferencën e tij për shtyp. Shkodrani ka rifituar postin e titullarit dhe po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në skemën 4-3-3 të Gattusos.

Kalabrezi flet fjalë pozitive për kapitenin e kombëtares shqiptare dhe konfirmon besimin që ka ndaj tij. “Në këtë moment, Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ka shtatë vite që luan në mbrojtjen me katër lojtarë dhe po paraqitet shumë mirë“, thekson trajneri i Napolit. /abcnews.al