Elozhe për tifozët, mungesa në stadium dhe ironi: Presidenti Meta ka një premtim

schedule08:48 - 18 Nëntor, 2019

schedule 08:48 - 18 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, është një tifoz i futbollit dhe kombëtares kuqezi, por mbrëmë nuk ishte i pranishëm në duelin e zhvilluar kundër Francës në “Air Albania Stadium”.

Kreut të shtetit nuk i ka pëlqyer diçka, teksa nuk i kursen elozhet për Tifozat Kuq e Zi. Pavarësisht mungesës në ndeshjen e parë në stadiumin e ri kombëtar, Meta konfirmon që në të ardhmen do të jetë i pranishëm.

REAGIMI I PLOTË

Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale!

Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa! Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! ???“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!