Wayne Rooney është një person që e urren dy herë më shumë se të gjithë skuadrën e Liverpool. Ish-sulmuesi i Everton dhe Manchester United, aktualisht lojtar dhe zv trajneri i Derby County në Championship, thur elozhe për djemtë e Jurgen Klopp në një prononcim për The Times.
34-vjeçari vlerëson sezonin spektakolar të “The Reds” në Premier League. Titulli në Anfield mungon prej vitit 1990 dhe Rooney pranon dominimin e Liverpool, deklaratë që nuk do i pëlqejë tifozëve të Everton dhe “Djajve të Kuq”.
“Liverpool do ta fitojë kampionatin. Kanë punuar shumë dhe janë treguar një skuadër fantastike. Ata e meritojnë këtë trofe. Shtyrja e kampionatit? U mor vendimi i duhur”, deklaron Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester United. /abcnews.al