PSG pret Monacon sonte në “Parc des Princes” (21:00) dhe do të tentojë fitoren e radhës. Kjo është një ndër duelet më të bukura në Ligue 1, pavarësisht diferencave mes skuadrave. Thomas Tuchel është ndalur te Mauro Icardi në konferencën për shtyp.
Argjentinasi ka shënuar 17 gola deri në këtë fazë të sezonit dhe të gjithë në kampin e kampionëve të Francës janë të lumtur me të. PSG e ka ndarë mendjen t’i paguajë Interit 70 milionë eurot e kërkuara, teksa trajneri është i mrekulluar nga aftësitë e 26-vjeçarit.
“Sinqerisht, më ka impresionuar me të vërtetë. Icardi është një futbollist super i besueshëm, efikas, e kupton taktikisht futbollin e nivelit të lartë dhe e di se çfarë duhet bërë për të mos e humbur ekuilibrin. Është mbresëlënëse edhe mënyra se si i sulmon hapësirat“, deklaron trajneri gjerman. /abcnews.al