Elon Musk s’e ka ndarë ende mendjen nëse do ta rikthejë Donald Trump-in në Twitter

schedule09:32 - 19 Nëntor, 2022

schedule 09:32 - 19 Nëntor, 2022

Elon Musk është shprehur së fundmi se nuk ka marrë ende një vendim për të rikthyer Donald Trump-in në Twitter, pavarësisht se ka lejuar Kathy Griffin, Jordan Peterson dhe The Babylon Bee të kthehen në platformën e mediave sociale.

Shefi i Twitter, njoftoi se Griffin do të rikthehej në mediat sociale pasi u pezullua për imitimin e tij në Twitter javën e kaluar.

Gjithashtu u kthye edhe autori dhe psikologu konservator Dr. Peterson, i cili u pezullua nga platforma pasi tha se yllit transgjinor Elliot Page ia hoqi gjoksin një ‘mjeku kriminel’. Babylon Bee, e cila iu kufizua llogaria e saj në mars për emërimin e ndihmës sekretares amerikane për shëndetësi Rachel Levine, një grua transgjinore, “Burri i Vitit”, mori gjithashtu akses të plotë në llogarinë e saj.

Musk ka kritikuar gjerësisht politikat e pezullimit të Twitter-it dhe pas blerjes së tij prej 44 miliardë dollarësh, u zotua të rikthejë figura të shquara, si Donald Trump, i cili u hoq nga platforma për deklaratat pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Njoftimi i fundit i CEO-s vjen pasi kompania humbi 1200 punonjës të cilët refuzuan ultimatumin e Musk për t’iu përmbajtur një mjedisi të ri pune “hardcore” ose për të dhënë dorëheqjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!