Elon Musk po mendon të bllokojë rrjetin social X në Evropë

schedule15:51 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 19 Tetor, 2023

Elon Musk, pronari i rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, po mendon të anulojë shërbimin në Evropë, në përgjigje të rregulloreve të reja për këtë platformë të vendosura nga Bashkimi Evropian, raportojnë mediat e huaja.

Miliarderi dyshohet se po mendon të anulojë disponueshmërinë ose të bllokojë aksesin e përdoruesve në Bashkimin Evropian, tha një burim për Insider, transmeton Reuters.

Në gusht të këtij viti, Bashkimi Evropian miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili, ndër të tjera, vendos rregulla për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme, ndalon ose kufizon disa praktika të synimit të përdoruesve dhe ndajnë disa të dhëna të brendshme me rregullatorët dhe studiues të lidhur.

Ndërkohë, X nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!