Elon Musk po ecën përpara me një plan prej 760 milionë dollarësh për të ndërtuar tunele nëntokësore nën Houston përmes biznesit të tij të ndërtimit, The Boring Company, sipas një hetimi të përbashkët nga ProPublica dhe disa media lokale.
Propozimi, që synon të lehtësojë përmbytjet kronike në rajon, përfshin ndërtimin e dy tuneleve me diametër 12 metra për të devijuar ujërat e stuhisë nga rezervuarët federalë në Gjirin e Meksikës– një opsion shumë më i ngushtë dhe më i cekët sesa është studiuar më parë nga autoritetet lokale.
Plani i The Boring Co. përqendrohet në segmentin Buffalo Bayou, një komponent thelbësor i strategjisë më të gjerë prej 30 miliardë dollarësh të kontrollit të përmbytjeve të Qarkut Harris. Tunelet do të shtrihen 36 milje nga Rezervuarët Addicks dhe Barker deri në portin e Houstonit, sipas dokumenteve të shqyrtuara nga ProPublica.
I mbështetur nga kongresisti republikan i zonës së Houstonit, Wesley Hunt, i cili thuhet se po shqyrton një kandidim për në Senatin e SHBA-së, përpjekja e Musk është prezantuar në heshtje para ligjvënësve dhe zyrtarëve të qarkut në të gjithë Teksasin në muajt e fundit.
Sipas mediave, memorandumet e brendshme dhe agjendat e takimeve tregojnë se shefi i stafit të Hunt, James Kyrkanides, loboi vazhdimisht për 60 milionë dollarë fonde nga buxheti i shtetit për të mbështetur projektin.
Modeli i propozuar i partneritetit publik-privat do të shihte The Boring Co. potencialisht të projektonte, ndërtonte dhe operonte infrastrukturën, një strukturë që ka ngritur pyetje në lidhje me transparencën dhe ofertat konkurruese.

