Elon Musk i prerë: Ma shisni komplet Twitterin ose shes aksionet e mia

schedule13:18 - 14 Prill, 2022

schedule 13:18 - 14 Prill, 2022

Elon Musk ka ofruar të blejë Twitterin tërësisht vetëm disa javë pasi ai u bë aksionari më i madh i kompanisë së mediave sociale.

Sipas NYT, Musk tha se kjo ishte një “ofertë më e mirë dhe përfundimtare”. Rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë pas kësaj oferte do ta çonin Tëitterin në vlerën e 43 miliard dollarëve.

Nëse oferta nuk pranohet,  Musk tha se “do të duhet të rishqyrtojë pozicionin tim si aksioner”. Këtë ai e bëri bashkë me një letër dërguar Bret Taylor, drejtuesit të Tëitter, më 13 prill dhe të bashkangjitur në dosje. “Tëitter ka një potencial të jashtëzakonshëm. Unë do ta zhbllokoj.”

Më 4 prill, pronari i Tesla dhe SpaceX, njeriu më i pasur në botë, bleu 9.2 për qind të aksioneve në Tëitter. Të nesërmen, Twitter njoftoi se Musk do t’i bashkohej bordit të saj, por në fund të javës ai e refuzoi ofertën, raporton abcnews.al.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale,” tha Musk në letrën drejtuar Taylorit.

“Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale,” shkroi ai. “Tëitter duhet të transformohet si një kompani private”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!