“Elon Musk foli me Putinin përpara se të postonte në Twitter planin e paqes për Ukrainën”

schedule19:08 - 11 Tetor, 2022

schedule 19:08 - 11 Tetor, 2022

Sipas një raporti, Elon Musk ka folur drejtpërdrejt me Vladimir Putinin përpara se të postonte në Twitter planin e tij të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një email dërguar abonentëve të Eurasia Group, Ian Bremmer shprehej se Musk i kishte thënë se presidenti rus ishte “i përgatitur për të negociuar” nëse Krimea mbetej në duart e Rusisë.

Putin gjithashtu thuhet se i insistoi CEO-t të Tesla-s se Ukraina do të duhej të pranonte neutralitetin e përhershëm dhe të njihte aneksimin e rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia nga Rusia.


Sipas Bremmer, Musk wshtw shprehur se Putini i tha atij se këto qëllime do të arriheshin “pa marrë parasysh asgjw”, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nëse Ukraina pushton Krimenë.

Po sipas Bremmer, Musk i tha atij se “duhej bërë gjithçka për të shmangur atë rezultat”.

Pas bisedës së supozuar me Putinin, Musk postoi një sondazh në Twitter me sugjerimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë. Musk argumentoi se për të arritur paqen, Rusia duhet të lejohet të mbajë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014.

Ai propozoi gjithashtu mbajtjen e  votimit në pjesë të Ukrainës të pushtuara nga Rusia që Kremlini thotë se po i anekson. “Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!