Elon Musk bën parashikimin “bombë” për vitin 2022

schedule20:15 - 6 Janar, 2022

schedule 20:15 - 6 Janar, 2022

Themeluesi i Tesla parashikon një recesion të thellë në ekonomi deri në pranverën e vitit 2022. Goditjet pritet të prekin ekonominë globale deri në fund të pranverës apo fillim të verës, ka thënë  Elon Musk. Themeluesi i Tesla parashikon se ekonomia do të zhytet në recesion, ndërsa vlerëson se shumë biznese fillestare nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.

“Vlerësimet makroekonomike janë të vështira. Ndjenja ime është se recesioni i ardhshëm do të vijë rreth pranverës ose verës së vitit 2022 , por jo më vonë se 2023”, ka thënë Musk.

Në këtë rast, vlen të theksohet se vetëm rreth një muaj më parë Musk vuri në dukje se SpaceX mund të përballet me spektrin e falimentimit në recesionin e ardhshëm.

“Nëse një recesion i rëndë global do të shteronte disponueshmërinë e kapitalit/likuiditetit ndërkohë që SpaceX po humbte miliarda në Starlink & Starship , atëherë falimentimi, megjithëse ende nuk ka gjasa, do të ishte i mundur”, shkroi Musk në Twitter pak para Krishtlindjeve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!