TIRANË- Të mërkurën në Prokuroinë e Posaçme është thirrur për të dhënë sqaqrime biznesmeni Elman Abula në lidhje me hetimet ku i përfshirë rezulton edhe krybashiaku I Tiranës Erion Veliaj.
Abule dha sqarime për hërë të parë përballë oficerëve të byrosë kombëtare të hetiomet për më shumëe se 3 ore e 30 minuta i shoqeruar nga avokatja Romina Zano, në cilesine e personit nen hetim ndersa para arrestimit u pyet ne cilesin e personit qe kishte dijeni për një vepër penale.
Abule te cilit iu lehtësua masa nga arrest ne burg ne arrest shtepie nga gjyqtari apelit të posaçëm Engert Pëllumbi, i eshte pergjigjur fillimisht pyetjeve te agjenteve te BKH-së dhe me pas edhe pyetjeve te prokurorit Ols Dado. Mësohet se Abule ka mohuar akuzat e prokurorisë, ndërsa spak ka dyshime se ai është I përfsghirë në pastrimin e partave.
Sipas hetimeve ka rezultuar se Abule në cilësinë e administratorit të ishoqerise së ndërtimit RENETAL sh.pk. ka perfituar leje ndertimi nga bashkika e Tiranës që drejtohej nga Veliaj dhe ne kembim spak dyshon se jane kaluar shumë të mëdha monetare ne forme konsulence ligjore ne llogarite e shoqërive të Ajola Xoxës, bashkeshortes se kryebashkiakut Erjon Veliaj.
I vetmi që mbahet në masën e arrestit në burg për këtë dosje është kryetari I bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa personat e tjerë të përfshirë po hetohen me masa më të lehta siç janë ato të arrestit në shtëpi apo detyrimit për tu paraqitur në prokurori./abcnews.al