Autoritetet e Nju Jorkut kanë gjetur një mënyrë për t’u përballur me një fatkeqësi sociale të kohës: Vetminë e të moshuarve. Në këtë mënyrë, ata do të shpërndajnë 800 robotë për të moshuarit, sipas Departamentit të të Moshuarve të Shtetit të Nju Jorkut.
Bëhet fjalë për robotët ElliQ, të cilët ofrojnë mbështetje për të moshuarit përmes kontrolleve të përditshme (matin presionin e gjakut dhe treguesit e tjerë bazë të shëndetit), bëjnë kujtesë për aktivitetin fizik, por ofrojnë edhe shërbime ndërlidhjeje me miqtë dhe të afërmit.
ElliQ përbëhet nga dy pjesë. Njëra përbëhet nga një “fytyrë” që ka formë të ngjashme me një llambë. “Fytyra”, e cila është e pajisur me mikrofon dhe altoparlantë, ndizet dhe rrotullohet për t’u përballur me njerëzit me të cilët ndërvepron.
Pjesa tjetër është një tablet me ekran me prekje i cili është i aftë për të bërë video thirrje si dhe për të shfaqur foto dhe informacione. /abcnews.al