Juventusi arriti një fitore të madhe kundër Interit mbrëmjen e kaluar. Dy golat e Ramsey dhe Dybala i dhuruan tre pikë të rëndësishme skuadrës së Sarrit dhe i rikthyen në krye të Serie A.
Derbi i Italisë u shty disa herë dhe polemikat e thumbimet mes palëve nuk munguan. I fundit që ka reaguar është Lapo Elkann, nipi i familjes Agnelli dhe CEO i Fiat. Ky i fundit ka reaguar pas fitores ndaj zikaltërve, duke kujtuar një shprehje të Gianni Agnelli, ish-presidentit të famshëm të Juves.
“Gjyshi im (Gianni Agnelli) kishte një shprehje: ‘Do të fitojë Juventusi apo do të fitojë më i miri? Jam me fat, ndodh shpesh që këto dy gjëra të përkojnë me njëra-tjetrën’. Edhe në ndeshjen e fundit të dy gjërat përkuan sërish. Ka nga ata që flasin jashtë fushe, ka edhe nga ata që fitojnë brenda fushe“, deklaron Lapo Elkann. /abcnews.al