Mbretëresha Elizabeth po kërkon një punëtor me pagë 26 mijë euro në vit. Ajo është në kërkim të punëtorëve që do të kujdesen për të dhe familjen e saj.
Njoftimi u bë i ditur pasi një djalë i armatosur sulmoi kështjellën Windsor.
Në faqen zyrtare të Shtëpisë Mbretërore, tregohen kriteret që duhet të plotësojë punëtori.
Personi do të punojë 38 orë, 7 ditët e javës, ndërsa paga vjetore, do të jetë 26 mijë e 800 euro.
“Si oficer sigurie, roli juaj do të jetë të mbështesni ekipin për ta bërë Pallatin Kensington një vend të sigurt për të punuar dhe vizituar. Detyrat do të përfshijnë elementët tradicionalë të kontrollit të aksesit, patrullimit, përcjelljes së turneve, mbikëqyrjes video, monitorimit të sigurisë, hapjes dhe mbylljes së pronave dhe gatishmërinë për të ndihmuar vizitorët tanë të shijojnë një përvojë të paharrueshme në çfarëdo mënyre. Për shkak se është një rol mbështetës, skema juaj e ndërrimit ndonjëherë mund të përfshijë punën e ditës dhe të natës në një rotacion shtatë-ditor”, thuhet në njoftim.
Sakaq, më tej në njoftim theksohet: “Kjo është një mundësi fantastike për t’u bërë pjesë e historisë 300-vjeçare të Kensington Palace dhe për të ndihmuar në realizimin e historive tona magjepsëse për të gjithë mysafirët tanë, çdo ditë”.
Detajet për punën mund t’i shihni në këtë LINK
/abcnews.al