Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja ka një histori të veçantë dashurie që ka nisur pas një interviste që moderatorja i ka bërë Gjikos. Asokohe, Elita ishte bjonde dhe në takimin e parë, reperi i ka shprehur dëshirën që nëse do të bëhej gruaja e tij, do t’i bënte flokët e errëta.
Dy vite pas njohjes, Gjiko i propozoi Elitës në Qershor të 2018, ndërsa në shtator të po atij viti, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dyshja kanë një djalë me emrin Zëri, ndërsa janë në pritje dhe të një vajze. Ditën e djeshme, Elita ka realizuar ëndrrën e partnerit të saj, duke u kthyer në brune.
“Kujt i mungoi Eli i vjetër?”, ka shkruar moderatorja krahas fotos. Pak kohë më parë gjatë një interviste, Elita rrëfeu takimin e parë me reperin. Moderatorja rrëfeu dhe një detaj interesant, teksa tha se dhurata e parë e reperit kundrejt saj ka qenë një bojë të errët flokësh, pasi ishte bjonde. /abcnews.al