“Elita 5” shpjegon arsyet pse përzgjodhi Tiranën për 30 vjetorin

schedule16:22 - 31 Gusht, 2018

schedule 16:22 - 31 Gusht, 2018

Elita 5 ka mbërritur në Tiranë një javë para koncertin, për t’u njohur me skenën e Amfiteatrit, ku do të mbajnë recitalin e tyre. Anëtarët e grupit  zbulojnë për ABC News arsyet pse zgjodhën Tiranën për 30 vjetorin e tyre si dhe çfarë do të ndodhë në koncert.

Anëtarët e grupit pop- rock “Elita 5” kanë përzgjedhur Tiranën për të festuar jubileun e 30 vjetorit të krijimit të tyre. Ata kanë mbërritur në Tiranë para koncertit të 7 shtatorit, për t’u njohur me ambjentin skenën, ku do të performojnë.

“Është  shumë e vërtetë, 30 vite janë shumë, me të njëtat fytyra e të njëjtët njerëz, të ndash eksperienca,. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, besoj dhe shumë vite do të jemi bashkë, po kanë kaluar vitet shumë shpejt. Ka dinamikën e vet sa harron dhe vitet që shkojnë”.

“Edhe pse një përvojë 30 vjeçare është një përgjegjësi shumë e madhe”.

Për producentin Nexhat Mujovi, i njohur me nofkën “Virusi” arsyet e zgjedhjes së Tiranës janë këto.

“Publiku më i mirë në shqiptari, kemi bërë shumë koncerte serioze dhe ka nevojë populli shqiptar për këto koncerte”.

“Tirana ka qenë kryeqendra e shqiptarisë dhe ne na ka ofruar shumë. E meriton që të ketë një koncert”.

Bashkëjetesa për 3 dekada si grup për bateristin e grupit le të shërbejë si frymëzim edhe për politikanët.

“Kemi shumë mirëkuptim mes anëtarëve, secili e di punën e vet kështu që duhet të marrin pak nga ne edhe politikanët dhe gjithandej që t’i organizojnë punët bash si Elita 5”.

Videoklipi  “Tornado” e paralajmëroi më herët rikthimin e tyre në Tiranë. Virusi jep edhe një shpjegim për fansat e rrokut, pse rryma është pak më ndryshe.

“Është eksperimetn, ëhstë një rrymë tjetër, që besoj se i ka pëlqyer edhe fansat e Elitës janë pak të zhgënyer. Megjithatë kaloi shumë mirë kënga”.

Vokalisti Nexhat Mujovi  thotë se nuk ka të ftuar special, por recitali i hiteve do e ndezë skenën e Amfiteatrit.  Bateristi shkon përtej, kërkon bashkëpunim me publikun.

“Shpresoj që do kënaqemi të gjithë”.

Mbrëmja e shtatë shtatorit do të jetë ajo e legjendarëve , Elita 5. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!