Elisa Spiropali flet në ABC News për protestën e opozitës

schedule16:16 - 29 Janar, 2018

schedule 16:16 - 29 Janar, 2018

Për të folur mbi protestën e opozitës në “Mbrëmje në ABC News”, Elisa Spiropali nënkryetarja e grupit socialist. Sipas Spiropalit edhe një qytetar i vetëm të jetë aty për situatën e tij ekonomike, unë e respektoj deri në fund.

“Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë. Çdo individ që ndjen se është i papunë, apo bën dy punë dhe nuk ia del të paguajë faturat, apo ka problem me administratën, nuk gjen  të drejtën për djalin apo vajzën, ka të drejtë  të protestojë. Respekt për të gjithë ata që dalin të protestojnë për veten e tyre.

Ajo nuk ishte një protestë popullore , ajo ishte një protestë partiake apo dypartiake, aty nuk folën qyterarë apo shoqëri civile” – theksoi Spiropali./abcnews.al