Eliona Pitarka sapo dhuroi fotot më të bukura nga pritja e ëmbël

schedule19:22 - 26 Shkurt, 2021

schedule 19:22 - 26 Shkurt, 2021

Eliona Pitarka po shijon ditët më të lumtura të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë. Aktorja e mirënjohur zbuloi pak muaj më parë se do të bëhet nënë e një vajze.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente të këndshme nga kjo periudhë e ëmbël.  Për të shënuar pritjen e ëmbël, aktorja ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë.

Fotot të cilat i ka ndarë në Instagram, i ka shoqëruar dhe me disa fjalë të rëndësishme: “Zot, të lutem mos lër asnjë femër pa përjetuar këtë magji. Amin!”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!