Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, flasin trajnerët e Besëlidhjes dhe Apolonisë

schedule19:14 - 24 Qershor, 2020

schedule 19:14 - 24 Qershor, 2020

Dy ekipet e Kategorisë së Parë që kishin arritur në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Besëlidhja dhe Apolonia, u eliminuan respektivisht nga Tirana dhe Kukësi. Dy trajnerët e ekipeve të Kategorisë së Parë, e pranuan verdiktin e fushës.

Plori, trajneri i Besëlidhjes, tha: “Duke parë ndeshjen e parë e cila ishte zhgënjyese si me rezultat dhe me lojë, i thashë ekipit që këtë ta shikojmë si një ndeshje stërvitore. Nuk e mendova asnjëherë kualifikimin, thashë çuanve që të argëtohen në fushë dhe mendoj se këtë bënë.

Paraqitjet e Besëlidhjes treguan se edhe në këtë Kategori luhet futboll. Fati i keq donte që ne të përballeshim me Tiranën, e cila është një skuadër e fortë dhe e dija që do ishte e vështirë. Nëse do ishte një skuadër tjetër edhe impenjimi jonë do të ishte ndryshe.

Të them të drejtën, unë mendoj se skuadra ime luan futboll në fusha të mira. Jemi larg me pikë për Superiore, por për ato që kemi treguar në fushë, nuk ka lidhje ajo e pikëve”, u shpreh Plori.

Ndërsa trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, u shpreh: “Pas rezultatit në ndeshjen e parë, ndeshja e dytë na u bë më e vështirë, për faktin se kishim 3 mungesa të rëndësishme. Kishim një formacion miks me lojtar të U-19, por prisja një paraqitje më të mirë, sidomos në pjesën e parë”.

Unë jam i ndërgjegjshëm që Superiorja është tjetër cilësi. Nuk mund të luash me të njëjtët lojtarë 4 herë me Kukësin. Kemi 13 lojtarë që i kemi më kontrata afatgjate.

Patjetër që duhet të ndërhyjmë për të marrë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Po flasim sikur e kemi arritur, por janë edhe 4 ndeshje që duhet të mbyllen me sukses”, përfundoi Mërgjyshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!