Eliminimi i turpshëm, Arteta: Humbje që dhemb, doja ta fitoja Europa League-n

schedule10:54 - 28 Shkurt, 2020

schedule 10:54 - 28 Shkurt, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pësoi vetëm humbjen e dytë në krye të “Topçinjve”, por ishte një humbje fatale (1-2, Olympiakos), pasi u eliminuan nga UEFA Europa League. Pas eliminimit, strategu spanjoll u shpreh: “Humbje që dhemb shumë, absolutisht,” tha fillimisht Arteta. “Kishim shumë shpresë në këtë kompeticionet. Ishte një mundësi e madhe për ne që të shkonim në Champions League dhe është një kompeticion shumë i bukur, që unë do të doja ta fitonim.

Mendoj se kemi bërë shumë gjëra pozitive gjatë ndeshjes, kemi krijuar raste të mjaftueshme për të fituar, por nuk shënuam dhe e pamë veten në telashe të mëdha.

Kam folur me të gjithë djemtë dhe e di se sa shumë donin që ta fitonin këtë kompeticion. Kam parë dhe mënyrën se si ata luftojnë dhe mënyrën se si ne përpiqemi të luajmë.

Ky është futbolli dhe ndonjëherë është shumë mizor. Kështu që tani varet nga ne, dhe nga unë, për mua, për ta sjellë këtë ekip përsëri në Champions League dhe për të ecur përpara.

Do të jetë shumë e vështirë sepse ne jemi akoma larg nga objektivat, por ne kemi qenë larg gjithë sezonit dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë”, përfundoi Arteta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!