“Eliminimi i Sinwar, avantazh strategjik për Izraelin”, Meçollari: Pengesa e vetme për negociatat, pengjet. Ky është momenti për paqe

schedule16:25 - 18 Tetor, 2024

schedule 16:25 - 18 Tetor, 2024

Ish zëvendës komandati i Forcave Detare, Artur Meçollari thotë se eliminimi i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar është një avantazh strategjik për Izraelin. Në një intervistë për emisionin “Faqja 4”, kapiteni deklaroi në këtë moment, e vetmja pengesë për të arritur paqen janë pengjet që mbahen ende në Gaza.

Sipas tij, pritet të shihet nga e Hamasit se si do të veprojë me pengjet, gjë që do të përcaktojë situatën në Lindjen e Mesme.

“Është ende shpejt. Kjo do të varet se si do të reflektohen këto humbje në këto dy grupime, Hezbollahu dhe Hamasi, dhe gjykoj që testi i kthesës që mund të marrë situata në Lindjen e Mesme, në një paqe të mundshme, është e ardhmja e pengjeve. Ata do të përcaktojnë se si do të reagojë Hamasi pas vrasjes së liderit të tyre. Gjasat për armëpushim janë. Eliminimi i një lideri të tillë, i quajtur kasap, njeri i ashpër pasi nuk ka vrarë vetëm izraelitë por edhe palestinezë, është fitore jo vetëm për Izraelin por edhe për popullin e Gazës. Biden kërkon të shtyjë akoma më tepër mundësitë e një negociate. ࣿËshtë një moment delikat por i rëndësishëm pasi i ka shanset që të vendoset armëpushimi. Ky është momenti që palët mund ta gjejnë vullnetin për arritjen e paqes, por thashë është se si do ta lexojnë Hamasi vrasjen e liderit të tyre.”, u shpreh Meçollari.

Sipas tij, me goditjet që po i jep Izraeli Hamasit dhe Hezbollahut, edhe Irani, që i mbështet këto grupe, po humb terren. Ai thotë se përgjigjja e Izraelit ndaj Iranit për sulmin me raketa në fillim të tetorit, do të varet te informacionet që ai ka në lidhje me avancimet e prodhimit të armës bërthamore në Iran.

“Nëse Irani ka avancuar në prodhimin e bombës bërthamore, goditja do të jetë vdekjeprurëse me qëllim neutralizimin e plotë të kapaciteteve të tij bërthamore. Nëse tregojnë se Iranit do t’i duhet ende kohë për të prodhuar një bombë bërthamore, goditja do të jetë demonstrative. Sot Izraeli e ka legjitimitetin ndaj Iranit edhe sikur të mos bëjë një goditje hakmarrëse përsëri nuk është e nevojshme por mendoj se goditja do të varet nga çfarë Izraeli ka informacion në lidhje me avancimet e roodhimit të armës bërthamore në Iran.“, shtoi ai./abcnews.al