Kosova humbi sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund ëndrrës për një biletë në Euro2021. Pas këtij eliminimi, Valon Berisha nuk i mbajti dot lotët në fushë, ndërsa sot, ka bërë një postim prekës në Instagramin e tij zyrtar.
“Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, cili është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën.
Shpërblimi do të vijë, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë. Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore. Kosova gjithmonë në zemër”, shkroi Berisha./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CGKry9Ih-g-/