Inter nuk arriti dot të kualifikohej për në raundin tjetër në Champions League, pas humbjes së djeshme në ‘San Siro’ me Barcelonën. Shpresat ishin të mëdha për zikaltrit, duke parë dhe formacionin që trajneri Valverde kishte zgjedhur. Gjithsesi vendasit i zhgënjyen tifozët.
Klubi nga Milano e mbylli grupin në vendin e tretë, çka do të thotë kalimi në fazën tjetër në Europa League. Direkt pas ndeshjes sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është vënë në lojë nga ish-shokët e tij të Manchester United.
Mbrojtësi i ‘djajve të kuq’, Luke Shaw, në një postim në ‘Twitter’ i uron mirëseardhjen belgut në Europa League. Postimi i anglezit u bë viral në rrjetet sociale, ku tifozët e Manchesterit nuk nguruan për ta shpërndarë. United e ka siguruar kalimin për në fazën tjetër të kompeticionit, ku pritet që nesër të zhvillojnë ndeshjen e fundit me Az Alkmaar në ‘Old Trafford’. /abcnews.al
Welcome back ? https://t.co/Q07D1SwHGZ
— Luke Shaw (@LukeShaw23) December 10, 2019