Eliminim që dhemb, Mancini pritet të largohet nga Italia, ja opsionet për të zëvendësuar

schedule19:05 - 25 Mars, 2022

schedule 19:05 - 25 Mars, 2022

Humbja me Maqedoninë me rezultatin minimal 1-0 ishte fatale për Italinë e Roberto Manicit, teksa ky është botërori i dytë që Azzurrët nuk marrin pjesë, duke dështuar, për herë të dytë rradhas.

I pari që pritet t’a pësojë nga ky eliminim është trajneri Mancini, i cili edhe pse ka kontratë me kombëtaren italiane deri në vitin 2026, prite të largohet nga drejtimi i kampionëve aktualë Europian.

“Sportmediaset” raporton se nuk do të vazhdohet më bashkëpunimi mes palëve, me federatën italine që sipas burimit në fjalë tregohet se ka nisur edhe puna për gjetjen e një tjetër kandidati për stolin e Italisë, ndërsa alternativat nuk mungojnë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka edhe një vit kontratë si dhe Claudio Ranieri, Andrea Pirlo dhe Fabio Cannavaro, të cilët janë të gjithë pa punë në këtë moment, do të jenë në konsideratat e Federatës për të zëvendësuar Mancinin. /f.a/abcnews.al