Eliminatoret e Kupës së Botës 2026/ Publikohet lista e Kombëtares kundër Serbisë. Sylvinho grumbullon 27 lojtarë

schedule10:21 - 26 Maj, 2025

schedule 10:21 - 26 Maj, 2025

Vetëm një risi në portë dhe rikthime nga dëmtimet. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo nuk suprizoi me listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për sfidën e tretë dhe shumë të rëndësishme kundër Serbisë në eliminatoret e “Botërorit 2026”.

Mes 27 emrave janë të gjithë “njerëzit e besuar” të teknikut kuqezi. Duke nisur nga porta, Tomas Strakoshës, Elhan Kastratit dhe Alen Sherrit i është shtuar edhe “gardiani” i Egnatias, Dajsinani.

Në mbrojte, kthim I rëndësishëm është ai i Mario Mitaj, që mungoi në sfidat e marsit për shkak të dëmtimit. I njëjti diskutim edhe për Ardian Ismajlin, ndërsa konfirmohet edhe një herë Naser Aliji. I njëjti diskutim vlen për Julian Shehun në mesin e fushës, që plotëson këtë repart me emrat e zakonshëm, përfshirë edhe Nedim Bajramin, pavarësisht dyshimeve për aktivizimin e tij me pikatore në pjesën e dytë të szonit me Glasgou Rejnxhërs.

Bashkë me Arbër Hoxhën, që është vendosur në listën e mesfushorëve, Silvinjo ka preferuar të ngjeshë repartin ofensiv. Tekniku nuk ka preferuar të lerë jashtë asnjë prej Mirlind Dakut, Armando Brojës, Jasir Asanit, Myrto Uzunit dhe Rey Manaj.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!