Elia Zaharia ka uruar 1 Qershorin me një foto krah vajzës së saj të vogël. Në foton e ëmbël e publikuar në rrjete sociale, ku shihet duke mbajtur në krah vogëlushen, princesha shkruan: “Gëzuar 1 qershorin, festën më të ëmbël në botë”.
Kujtojmë që Elia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit të kaluar. Çifti e pagëzoi të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.
/abcnews.al