“Copa, copa” është kënga që bëri bashkë Eli Farën dhe Mateus Frroku. Ata ishin të ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku treguan se si erdhi ky bashkëpunim. Mateus tha se kishte punuar shumë që të mos merrte një ‘Jo’ nga këngëtarja Eli Fara.
“Eli është këtu me ne dhe unë kam këmbëngulur gjatë gjithë kohës në atë kafen tonë të parë që Eli të mos më thoshte ‘Jo’. Pavarësisht se Eli kishte disa pikpyetje, kishte disa kërkesa.”.
Ndërkohë Eli tha se nuk thotë ‘jo’ për arsye të kërkesës së artistëve, por dëshiron të bindet me materialin apo tekstin.
Por, cilët janë personat e parë që dëgjojnë demot e këngëve të tyre? Eli tha se është Marina, ndërsa për Matuesin kuptuam që ishte vajza e tij e zemrës. ‘Ajo’ tha Ermali dhe ndërkohe Mateusi buzëqesh, teksa Ermali vijon duke thënë ‘epo mire, nuk është bërë xheloze për Elin’ teksa mes tyre nisën të qeshurat.
Të dy janë artistë të kërkuar në aktivitetet e live-it dhe jo vetëm, ndaj moderatori i pyet nëse ekziston te ata shpirti i negociatave. “Shpesh negocijoj”, tha Eli.
“Unë kam negociuar deri para një viti kur më morën në dorë njerëz të tjerë dhe më thanë më ty nuk bëhet na e le neve këtë punë në dorë”, tha Mateusi.
Si ishte suporti i kolegëve për këtë bashkëpunim? Mateusi shtoi se nga shumë kolege kishte mbështetje, po kishte nga ata që i kishin shumë afër dhe nuk i kishin mbështetur. Një moment epik, ishte ajo e intervistës dyshe teksa Ermali pyet kush paguan faturat e drekave apo darkave. Eli pranoi se ka qejf ta bëj shpesh teksa Mateusi, pa e dëgjuar përgjigjen e saj, shtoi se paguan gjithmonë Eli. Për pak sekonda ai tha: Bo, bo si u duka me këtë përgjigje, teksa Eli i tha: Mos i trego të gjitha!/abcnews.al