Eli Fara humb nënën, e bija i emocionon të gjithë me fjalët për gjyshen e ndjerë

schedule17:03 - 26 Gusht, 2021

schedule 17:03 - 26 Gusht, 2021

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Eli Fara ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Eli publikoi në Instagram një foto të nënës së ndjerë, krahas së cilës shkruante: “Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara…E shtrenjta, t’u preftë shpirti në paqe!”

Ndërkohë, sot në rrjetet sociale ka reaguar edhe vajza e këngëtares, Marina e cila duket se po e vuan shumë ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

“Ti je këtu. Të shoh në sytë e dajës, të shoh në fytyrën e mamit. Të shoh brenda zemrës sime, ku do të jesh gjithmonë”, shkruan Marina teksa shpreh dhimbjen e madhe që ndjen./abcnews.al