Eleni Foureira bën deklaratën befasuese: E dua trupin tim, i dua strijat dhe celulitin tim

schedule09:41 - 2 Qershor, 2021

schedule 09:41 - 2 Qershor, 2021

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me rroba banjo, ku ka treguar “defektet” që ka në trup. Krahas fotos ajo shkruan: “E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”.

Përmes këtij postimi, këngëtarja synon të përcjellë mesazhin te të gjitha gratë dhe vajzat, ta duan trupin e tyre dhe t’i pranojnë “defektet” që mund të kenë.

Kujtojmë që reagimi i Foureira vjen pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj grave që tregojnë pjesë të pa depiluara të trupit, ndërsa kritikoi faktin, që disa burra zgjedhin të vishen ose të grimohen si gra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!