Përmbledhja poetike e Janis Ricos, “Erotika” vjen në duart e lexuesit e shqipëruar nga Elena Zhako. Përkthyesja pranon vështirësitë e përkthimit të poezive erotike, por ajo thotë se lexuesi do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri.
“Erotika” është përmbledhja poetike e Janis Ricos shkruar në dhjetëvjeçarin e fundit të jetës së tij. Ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar dhe një gjuhë me theks të fort erotik. Shqipëruesja Elena Zhako pranon vështirësitë e përkthimit të kësaj poezie.
Boetuesi Petrit Ymeri sugjeron referencat nga vargëzimi popullor. Përmbledhja poetike “Erotika” është e ndarë në 3 pjesë. Pjesa e parë ka 44 poezi të shkurtra suite ninore në të kuqe madhore.
E dyta është një poemë strofash të shkurtra nën titullin “trupa lakuriq” ndërsa pjesa e tretë “fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike ku përfshin 12 shkrime poetike./ABC News Albania 24/7