Paraqitja e fundit e Maneskin në Las Vegas e ka lënë audiencën e tyre konfuze pasi nuk përfundoi në një mënyrë të ‘‘civilizuar’’. Grupi i njohur nga Italia mbylli turneun e tyre amerikan me koncertin e tyre të fundit në Las Vegas dhe u sigurua që ai të ishte i paharrueshëm për fansat.
Në fund të performancës së tyre, Maneskin “thyen” instrumentet e tyre muzikore dhe shkatërroi gjithçka në skenë.
Shumë shpejt, videot dhe fotot nga koncerti bënë xhiron e internetit, ku fansat kritikuan aktin e tyre.
I Maneskin rompono gli strumenti sul palco a Las Vegas, polemica social. “Forse abbiamo un po’ esagerato”. La band chiude il tour americano. #ANSAhttps://t.co/CZkPLqBfzQ pic.twitter.com/PwpVU1Xyqe
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) December 18, 2022
Edhe pse kishte nga ata që e panë me sy pozitiv “finalen” e madhe të turneut, shumica e konsideruan gjestin e tyre “ të panevojshëm dhe të tepruar ”.
Disa përdorues në Twitter kanë shkruar se “është një shuplakë për ata që nuk kanë mundësi të blejnë një instrument të ri muzikor”.
Pas reagimeve të fansave të tyre, Maneskin ka dhënë përgjigjen e tyre përmes llogarisë zyrtare në Twitter.
Në postimin e tyre ata shkruan: “Kjo ishte krejtësisht e paplanifikuar dhe ndoshta pak e tepërt… por na pëlqeu! Përveç kaosit dhe shkatërrimit në Las Vegas, udhëtimi ynë në Amerikën e Veriut sapo përfundoi dhe tashmë po na mungon çdo pjesë e tij. Po numërojmë ditët derisa të kthehemi. Ju DUAM, FALEMINDERIT!!!❤️?”.
This wasn’t at all planned and maybe it went a bit too far… but we loved it! ? Chaos and destruction in Las Vegas aside, our North American journey just came to an end and we’re already missing every bit of it. Counting the days ‘till we come back. LOVE U, THANK U!!!❤️? pic.twitter.com/EgT0vdbJk2
— MåneskinOfficial (@thisismaneskin) December 17, 2022
/abcnews.al