Elektriciteti i merr jetën shqiptarit dhe fqinjit të tij në Itali

schedule12:56 - 2 Gusht, 2018

schedule 12:56 - 2 Gusht, 2018

Dy persona mes tyre një shqiptar kanë vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Velletri, në afërsi të Romës.

Sipas autoriteteve italiane, pronari i shtëpisë, një murator shqiptar 48-vjeç sapo kishte përfunduar së ngrituri një skelë në shtëpinë e tij, kur ka vdekur. Fillimisht dyshohet  se vdekja mund të ketë ardhur pas një shkarkese elektrike nga një shtyllë dritash në rrugë.

Viktima tjetër është një italian 56 vjeç. Ky i fundit ndërhyri për shpëtuar fqinjin shqiptar.

Trupat e dy viktimave u gjetën rreth orës 22:00 nën skela. Sipas hetimeve, shqiptari po ngrinte skelat pasi duke filluar nga sot në mëngjes kishte marrë lejen për të rikonstruktuar shtëpinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!