(EMRI) Elektricisti shqiptar mes 3 viktimave në Greqi, dëshmitë: Po digjet shtylla, njëri mbeti varur

schedule16:54 - 1 Prill, 2021

schedule 16:54 - 1 Prill, 2021

Tre elektricistë në Greqi, njëri prej të cilëve shqiptarë humbën jetën sot teksa po ndërronin një shtyllë, ndërsa një tjetër përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Shqiptari që vdiq është sipas mediave greke Aleks Broka 45-vjeç.

Ngjarja ndodhi në Gymnos Evia në komunën e Eretria. Mediat greke kanë zbardhur dëshmitë e banorëve të zonës që ishin të pranishëm në momentin që tre elektricistët ranë në kontakt me rrymën elektrike duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin e fshatit, ku po zëvendësohej shtylla, ndërsa banorët u bënë dëshmitarë okularë të tmerrit duke njoftuar ambulancën dhe zjarrfikësen me shpejtësi.

Njëri prej të treve u gjet i vdekur në shtyllë, ndërsa dy të tjerët në tokë.

“Një shtyllë po digjet dhe një burrë është i varur në të” ishin thirrjet e banorëve të tronditur. Ambulanca mbërriti për disa minuta, por ishte vonë. Përveç tre të vdekurve, një punëtor tjetër është plagosur dhe u dërgua në spital.

Njëri nga drejtuesit e firmës që kishte nisur mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit e cilësoi ngjarjen aksident./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!