Elektriçisti humbi jetën në Memaliaj, gjykata liron nga burgu drejtuesin e OSSH

schedule15:05 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 15:05 - 31 Dhjetor, 2021

Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj, Altin Zhupa është liruar sot nga gjykata, pas arrestimit dy ditë më parë më akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimi erdhi disa ore pasi elektricisti i OSHEE Agron Manaj 55 humbi jetën teksa ra ne kontakt me linjën e tensionit të larte gjatë një inspektimi rutinor.

Viktima ka qenë nën shoqërinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë të shtrirë përdhe. Seanca e masës së arrestit ka përfunduar para pak në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër.

Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjësinë direkte të Altin Zhupës, por jo tërësisht papërgjegjësi për atë që ndodhi.

Kjo u reflektua edhe në kërkesën e prokurorit Julijan Çafka, i cili kërkoi masën “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Çibuku. Altin Zhupa është i detyruar të paraqitet një herë në javë në organin e akuzës në Gjirokastër derisa te zbardhet në themel çështja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!