“Elektorati i djathtë e ka kuptuar lojën”/ Xhaferaj: Njerëz që kanë votuar historikisht PD, do shkojnë te partitë e vogla

schedule20:31 - 20 Mars, 2025

schedule 20:31 - 20 Mars, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se njerëz që kanë votuar historikisht PD, do shkojnë te partitë e vogla.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Xhaferaj u shpreh se Sali Berisha duhet të bënte një hap prapa dhe të mos ishte në krye të PD.

“Në 2005 u rikthyem sepse ndërtoi një alternativë fituese, nuk u kthyem në 2001, kur ai ishte i futur në bunker. Ndodhi 2021? E mbajti Lulzim Bashën, e shkarkoi Lulzim Bashën nga partia? Ne ishim në krah të Lulzim Bashës, u bënë zgjedhjet e pjesshme lokale, që megjithëse isha në fushatë pro kandidatit të Lulzim Bashës, një djalë shumë i mirë, ai mori 9 mijë vota, kandidati i Berishës mori 20 mijë vota në Durrës. Në këto kushte, ne jemi në PD për të fituar zgjedhjet. Të kesh probleme me zotin Berisha, nuk do të thotë që të bësh një politikë që favorizon Ramën. Ku do shkojmë? Ky është faktori kryesor opozitar. Ky duhet të jetë, por nuk duhet të jetë në krye. Kam thënë gjithmonë që duhet të bëjë një hap mbrapa. Janë me dhjetëra, me qindra njerëz, që kanë votuar historikisht PD, do shkojnë te partitë e vogla. Elektorati i djathtë e ka kuptuar lojën, që bëhet vetëm për lojë personale. Është për të ardhur keq, por unë këtë e konstatoj, e prek dhe e ndjej”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!