Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani “rifiton” ngjyrat/ Bashkia nis projektin për të rijetëzuar muret e vjetra me art mural

schedule20:14 - 18 Tetor, 2025

schedule 20:14 - 18 Tetor, 2025

ELBASAN- Në zemër të Elbasanit, aty ku dikur muret e vjetra mbartnin pluhurin e kohës, tashmë kanë marrë frymë të re.

Bashkia e qytetit ka nisur një projekt për t’i dhënë jetë mureve duke i kthyer ato në hapësira arti që flasin me gjuhën e ngjyrave dhe simboleve.

Piktori Gazmend Xhaferri ka realizuar një pikturë murale monumentale, ku janë përfshirë objektet më të njohura dhe ikonike të Elbasanit, duke e kthyer këtë hapësirë publike në një “muze të hapur” për këdo që kalon, qoftë qytetar apo vizitor.

Xhaferri tregon sesi i lindi ideja dhe hodhi në telajo projektin që flet përtej ngjyrave.

Piktura murale pasqyron histori, kulturë dhe traditë në një mënyrë të qartë dhe të prekshme për të gjithë.

Muri tashmë është bërë një pikë ndalese për banorët dhe turistët, që ndalojnë për të bërë fotografi apo për të kujtuar të shkuarën.

Piktori  thotë se në të ardhmen dëshiron t’i dhurojë qytetit të tij, një tjetër murale, këtë herë me objekte që nuk i kanë rezistuar kohës ,apo historisë.

Përmes këtyre pikturave murale, Elbasani fiton jo vetëm ngjyra dhe jetë, por edhe një mënyrë të re për të rrëfyer historinë dhe identitetin e tij në publik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!