AF Elbasani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, duke vazhduar kështu “luftën” me Bylisin kryesues për vendin e parë të Kategorisë Superiore.
Dueli u zhbllokua në minutën e 13′ nga Greca dhe në të 39′ ai dyfishoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me thembër. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Elbasanit. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe të tretin me Hasanin në minutën e 53′. Goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Jonatan Da Silva.
Falë kësaj fitoreje madhështore, “verdheblutë” e Elbasanit shkon në kuotën e 25 pikëve dhe rimarrin vendin e 2-të në tabelën e Kategorisë së Parë, duke iu vënë kështu në ndjekje “ballshiotëve” të Bylisit, të cilët kryesojnë renditjen me 29 pikë. /i.m /abcnews.al