Elbasani këtë sezon regjistroi një ecuritë më të dobëta në historinë e klubit dhe ra në Kategorinë e Dytë, pas shumë vitesh. Gjendja e vështirë sportive natyrisht vjen edhe nga financat dhe mungesa e menaxhimit të klubit.
Prej kohësh bashkia kishte zbuluar se klubi i është shitur kompanisë angleze, Manchester Group, por gjithçka rezultoi të ishte një dështim sepse blerësit nuk dhanë gjithë paratë e shitjes dhe nuk u shfaqën në asnjë moment në krye të klubit.
Në këtë situatë Bashkia ka vendosur të gjejë një zgjidhje të ngjashme me Gjirokastrën. Ditën e sotme Bashkia ka zbardhur vendimin e hapjes së një klubi të ri, që do të quhet Akademia e Futbollit Elbasani. Në relacionin e saj Bashkia shkruan se ky do të jetë klubi që do përfaqësojë zyrtarisht Elbasanin në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë, klubi aktual FK Elbasani, aktualisht ekziston, por do e ketë të pamundur të mbijetojë për shkak se pronarët nuk shfaqen dhe bashkia nuk i mbështet. Ashtu siç do ndodhë me Luftëtarin, AF Elbasani do e nisë akvitivitetin e vet në Kategorinë e Tretë. /abcnews.al