Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani, “kryeqyteti” i krimit / Edmond Hyka u qëllua më armë pranë biznesit të tij

schedule15:42 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 15:42 - 1 Dhjetor, 2025

Një ditë pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla heshtja pushton qytetin e Elbasanit.

Një atentat i mirëplanifikuar, ndjekje e objektivit, këto kanë qenë konstatimet e kamerave të sigurisë nga grupi hetimor ku autorët janë parë të lëvizin disa herë përgjatë perimetrit, duke ndjekur me kujdes lëvizjet e objektivit. Sipas hetuesve, autorët kanë pasur informacion të saktë për prezencën e objektivit në ambientet e biznesit dhe kanë pritur momentin që ai të dilte nga zyra. Duke shfrytëzuar këtë moment autorët kanë qëlluar mbi 43-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar me automjetin tip ‘Audi’ në drejtim të Librazhdit. Ndërkohë mësohet se mjeti që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës, çka shton dyshimet për lidhje të autorëve me njerëz brenda kompanisë së Hykës.

Në orët e para të mëngjesit, këtu në fshatin Mirakë u gjend makina që dyshohet kanë përdorur për t’u larguar nga vendi ku kryen krimin në orët e mbrëmjes së ditës së djelë, duke ezkekutuar Edmond Mëhallën, biznesmen por me precedentë në fushën e trafikut të drogës. Audi i tyre u gjet i djegur bashkë me armën e dyshuar të krimit, një pistoletë. Policia po përpiqet të identifikojë mbetje biologjike, por sic e shikoni djegia e makinës është thuajse e plotë, duke ulur kështu mundesitë e zbulimit. Një skemë e përdorur shpesh edhe në krime të mëparshme.

Prej vitesh në këtë qytet veprojnë disa nga bandat kriminale më të rrezikshme në vend, por sa të sigurtë ndihen qytetarët për të jetuar në Elbasan. Qytetarët e Elbasanit shprehen se nuk ndihen të sigurtë dhe se ngjarja e ndodhur i shton atyre pasigurinë.

Ka dhe nga ata qytetarë të cilet nuk pranojnë të flasin lidhur me këtë ngjarje.

Një natë feste që u kthye në mort. Vrasja e Edmond  Mëhallës u bë, në mbremjen e të dielës në fund të weekendit festiv. Por ndricimi, kamerat e shumta dhe kalimtarët, nuk kanë penguar autorët të kryejnë vrasjen. Një akt që duket i paramenduar dhe i planifikuar mirë. Elbasanit, të kthyer në dekadën e fundit në kryeqytetin e krimit, i shtohet kështu një tjetër ngjarje e rëndë, që me gjasë nuk do të zbardhet edhe kaq shpejt dhe lehtë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!